Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane, me qëllim të njoftimit me aktivitetet dhe angazhimet e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave e me theks të veçantë në kriterin për track records si dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
“Jemi duke punuar vazhdimisht në avancimin e legjislacionit të fushës së drejtësisë në përgjithësi, duke i kushtuar rëndësi të veçantë avancimit të legjislacionit penal, kundër korrupsionit dhe atë të reformave gjyqësore, me qëllim të adresimit të sfidave të dala gjatë procesit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave, gjithashtu edhe të gjeturave nga Raporti i fundit për Vendin të Komisionit Evropian”, theksoi ministrja Hoxha.
Gjithashtu, Ministrja Hoxha njoftoi anëtarët e këtij Komisioni se tanimë kanë filluar edhe me procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, ku këtë proces e udhëheqë Ministria e Drejtësisë, duke shpalosur kështu të gjitha aktivitetet e ndërmarra me qëllim të përmbushjes së obligimeve ligjore, dhe me fokus, rritjen e efikasitetit si dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënien.
Ministrja Hoxha theksoi se gjatë mandatit të saj janë hartuar një numër i madh i projektligjeve, të cilët aktualisht ndodhen në shqyrtim në Kuvend, pjesa dërmuese në Komisionin për Legjislacion si komision funksional.
“Synimi i yni ka qenë dhe vazhdon të jetë avancimi i mëtejmë i legjislacionit dhe eliminimi i çfarëdo të mete në kuadër të ligjeve ekzistuese”, shtoi Ministrja Hoxha.
Në fund të raportimit të saj, Ministrja Hoxha, tha se mbetet thellësisht e përkushtuar për një sistem të drejtësisë i cili bazohet në vlerat evropiane, duke shprehur kështu gatishmërinë për të vazhduar me aktivitetet dhe reformat me qëllim të fuqizimit të sektorit të sundimit të ligjit dhe garantimi i një sistemi të drejtësisë të pavarur dhe funksional.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë