Arkitektja dhe artistja, Eliza Hoxha të premten njoftoi se është bërë pjesë e politikës kosovare duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Ajo tregon se pse e zgjodhi Partinë Demokratike të Kosovës si adresë politike për t’u angazhuar.
“E para e punës unë nuk është që kam marrë ftesë sot. Prej viti 2002, kur kanë filluar zgjedhjet e para në Kosovë vazhdimisht kam pasë oferta dhe ftesa prej partive të ndryshme, përveç Vetëvendosjes”.
“Në këtë rrugëtim, PDK-ja mendoj që ka qenë konstant në ftesa. Gjithashtu ka një energji të shumë njerëzve që unë i njoh prej kohës së paraluftës që janë pjesë e kësaj partie dhe në aspekt të komunikimit dhe ideve për gjërat që duhet të bëhen ndryshe kemi pika të përafërta”.
“Ka qenë një moment që bazohet më shumë në aspektin njerëzor dhe në një besueshmëri njerëzore me shumë akterë që janë brenda sesa një vizion politik”, tha Hoxha, për Zona B të Klan Kosovës.
“Në këtë proces PDK-ja ma ka ofruar hapësirën vazhdimisht, por unë nuk kam qenë gati të futem në këto lloj dinamikash dhe veprimesh. Po ashtu kam qenë aktive në sferën civile ku mendoj se kam bërë punë që ka krijuar një sfond timin profesional që kjo parti nuk ka hequr dorë prej një profili të tillë dhe ka insistuar të jemi bashkë në një rrugëtim, sidomos për Prishtinën”, tha ajo.
Eliza Hoxha vazhdimisht e ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për Prishtinën.
Madje ajo këtë dashuri të saj për kryeqendrën e Kosovës e ka shpalosur edhe në librin “Qyteti është kudo” që i referohet historisë së Prishtinës të viteve të 90-ta.
Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse fokusi i saj në këtë rrugëtim politik do të jetë Prishtina.
“Unë në këtë pikë i jam bashkuar një agjende që është në krijim e sipër brenda PDK-së meqë është në procesin e zgjedhjeve të brendshme. Është miku im dhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, që synon ta marrë primatin e degës së Prishtinës”, tha ajo.
“Në këtë rrugëtim kemi pasë shumë diskutime se si mund të kontribuoj unë dhe çfarë mund të bëj unë bashkë me Uranin dhe të tjerët që janë në krijim e sipër të një strukture të rimenduar dhe ringjallur”.
“Ideja kryesore është që ta shohim përfundimisht se si mundet këtij qyteti t’i kthehet energjia dhe dashuria që ka pasë gjithmonë, roli që e ka pasë si kryeqytet sepse Prishtina ndër vite fatkeqësisht është trajtuar si qytet dhe kryeqytet, sepse unë mendoj që duhet të theksohet se është qyteti i të gjithë neve dhe është qyteti përfaqësues i shtetit të ri të Kosovës”.
“Çfarë ne kemi nevojë të bëjmë dhe mendoj që duhet të fillojmë ta zgjojmë, është dashuria për qytetin”, tha Hoxha.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...