Për 12 vjet me radhë, thërret besimtarët që t’i drejtohen rrugës së Allahut.
Është ky Ali Berisha zëvendës imam dhe Myezin i xhamisë historike të Prizrenit, Sinan Pasha.
Ai për 12 vjet, nuk e ka përjetuar asnjë Ramazan si ky i këtij viti. Janë bërë tre muaj që thërret ezanin, pa xhemat në xhami.
Myezini Berisha, në një intervistë të dhënë për arbresh.info, thotë se kujtimet më të mira i ka gjatë tubimeve me qytetarët në këtë xhami që simbolizon Prizrenin.
“Quhem Ali Berisha. Jam I lindur e i rritur në Prizren. Ka afërsisht 9 vite që punoj si myezin në këtë xhami. Si zëvendës imam dhe myezin. Kam plot kujtime në këtë profesion. Zakonisht janë kujtime nga tubimet që I bëjmë në këtë xhami, ku ne japim të gjitha çka dimë në mënyrë që njerëzit të jenë sa më afër Zotit”, tha ai.
Kalimi I Ramazanit, pa pjesëmarrjen e adhuruesve të namazit nuk ishte aspak i lehtë për myezinin Berisha.
Sipas tij, nuk është lehtë t’ua mbyllësh derën e shtëpisë së Zotit besimtarëve myslimanë.
“Ky Ramazan, ndryshe nga të tjerat kaloj më i qetë. Kësaj radhe dashti Zoti që të falemi në xhami të vetëm ndërsa viteve të kaluar ishim me xhematë. Nuk është lehtë për ne, të vish në xhami, ti hapësh dyert e xhamisë dhe më pas t’ju mbyllësh derën të tjerëve, të jesh i vetëm .Be në këtë xhami jemi mësuar të jetojmë më xhematin të jetojmë si një familje e vetme “, tha ai.
Këtë zbrazëti nuk e kishte kjo xhami as në kohën e luftës në Kosovë.
“Në Ramazanët e kaluara, kemi pasur më shumë xhematë ngase jemi xhami qendrore dhe ka pasur njerëz që vinin edhe nga qytetet tjera, ku xhamia mbushej me njerëz. Gjatë gjithë përvojës sime, nuk ka pasur asnjë ramazan që ka kaluar kështu, nuk mbahet në mend. Kjo xhami ka pasur xhemat edhe gjatë kohës së luftës. Por këtë vit zoti na sprovoj. Në fakt kjo edhe ka një mirësi në vete ngase njerëzit u falën nga shtëpia edhe u bënë shembull për fëmijët e tyre”, shprehet ai.
Hoxha u mundua sa do pak të zëvendësojë mungesën e ligjërimeve për besimtarët.
“Pas përfundimit të ezanit, namazi i teravisë është falë i vetëm jem munduar t’i respektojmë masat për t’i mbrojtur njerëzit nga virusi. Megjithatë, jemi munduar që t’i organizojmë ligjëratat përmes internetit në mënyrë simbolike. Kështu përmes rrjeteve sociale u munduam të jemi në çdo shtëpi”
Ai lutet që kjo situatë të kalojë sa më shpejtë dhe mos të përsëritet më.
“Është vështirë të tregoj se çfarë ndjenje është falja e namazit pa xhematë, pasi që ne jemi mësuar gjithmonë ta falim atë me shumë persona sepse e kemi pasur një mysafir që vjen vetëm një herë në vit tek ne. Inshallah do zoti që të mos e përjetojmë edhe një herë këtë gjë, sepse nuk mund ta përshkruaj ndjenjën se çka do të thotë ta përfundosh ezanin, e kur shikon përreth je i vetëm. “, tha ai.
Në Natën e Kadrit që për fenë Islame është nata më e madhe e vitit thotë se bubullimat e reshjet e shiut kishin një mesazh për besimtarët.
“Nata e Kadrit,, është një natë që Allahu e ka begatuar me shumë të mira. Allahu xh.sh. dëshiron që ne atë natë ta kalojmë në namaz të jemi në lidhje të drejtpërdrejtë me të ku në Kur ‘An thotë se është më e vlershme se njëmijë muaj. Në natën e Kadrit të këtij viti patëm bubullima ndërsa profeti Muhammed e përshkruan se ajo natë do të kalojë e qetë. Në vendin tonë pati bubullima por në shumë vende islame kanë e kanë kaluar qetë ashtu siç e thotë edhe Pejgamberi.”
Ai, duke treguar se si do të falet Namazi i Bajramit në këtë vit, i thërret besimtarët që të bëjnë durim derisa të kalojë pandemia.
“Për këtë vit, ashtu siç bënim sabër gjatë Ramazanit, në të njëjtën mënyrë duhet të bëjmë sabër edhe gjatë bajramit dhe t’i përmbahemi masave që na kanë vendosur autoritetet. Falja e një namazi të xhumasë, mund të na kushtojë shumë dhe të përfundojmë edhe dy vite tjera të mbyllur. Namazin e Bajramit nuk do ta falim, por do të ketë një simbolikë ku xhamitë e caktuara të vendit do të japin ligjëratë përmes rrjeteve sociale. Së shpejti Bashkësia Islame do të jep detajet e kësaj”, tha ai.
Ndryshe Fitër Bajrami, sipas fesë islame shënon festën e kthimit në jetën e përditshme të besimtarëve agjërues.
Fitër Bajrami është emërtim i përbërë nga dy fjalë të huaja; “fitër” arabisht dhe “bajram” turqisht, kurse nëse në gjuhën shqipe mund të quhet “Festa e Fitrit”.
Xhamia e Sinan Pashës ndodhet në Zonën Historike të qytetit të Prizrenit. Është ndërtuar në vitin 1615 nga ana e Sofi Sinan Pashës – person i shquar, njeri i dijes, me pozitë të rëndësishme në administratën Osmane./A.Begolli/Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/283089646205811/
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...