Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn gjatë takimit në Bruksel në muajin e shkuar e ka pyetur për Demarkacionin me Malin e Zi dhe ka kërkuar që të rritet presioni nga qytetarët ndaj opozitës dhe të tjerëve për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Këto komente ajo i bëri gjatë raportimit në komisionin për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane, njofton Klan Kosova.
Ajo para këtij komisioni ka paraqitur edhe një listë të të dënuarve apo edhe rasteve ligjore që janë duke vazhduar në ato që duhet të shfaqet në BE si zbatim të kushtit për heqjen e vizave pra luftimin e krimit të organizuar dhe krimit.
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren