Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Reikjavik të Islandës, po merr pjesë në Forumin global të grave lidere, si paneliste politikane, me temën: Promovimi i udhëheqjes, rruga, pozita dhe pushteti. Në këtë forum, marrin pjesë gratë liderë nga mbarë bota.
Në fillim, Ministrja Hoxha ka përgëzuar gratë udhëheqëset politike, për një forum të tillë, duke vënë në dukje përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që ka bërë shumë për të fuqizuar gruan, si dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes.
“Unë besoj në nxitjen e përfshirjes së grave në politikë dhe vendimmarrje në veçanti me ndikim pozitiv në promovimin e paqes në Ballkan”, ka cekur Ministrja Hoxha.
Roli i gruas është thelbësor në shoqëri dhe në veçanti në politikë dhe vendimmarrje, potencoi Ministrja Hoxha duke pasqyruar përfshirjen e grave në politikë.
“Ekziston një përmirësim thelbësor në Kosovë lidhur me përfshirjen e grave në politikë dhe ndërtimin e paqes pas luftës së vitit 1999. Ne jemi një nga vendet e para në Ballkan që kemi pasur një presidente femër për pesë vjet”, vuri në pah Ministrja.
Gjatë viteve 1998-1999, Kosova në luftë pati me mijëra viktima. Në Kosovë kemi rreth 20.000 gra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës, kjo është një nga arsyet pse gratë duhet të jenë pjesë aktive në politikë, sepse edhe ne duhet të jemi zëri i tyre, potencoi Ministrja, por edhe në pajtimin, zhvillimin ekonomik, arsimin dhe drejtësinë tranzicionale.
“Ne në Ballkan, më mirë se çdokush e kuptojmë se ndërtimi i paqes është rruga e vetme përpara, paqja dhe pajtimi është ajo që i detyrohemi gjeneratave të vjetra dhe në veçanti gjeneratave të reja”, ceku Ministrja Hoxha.
Në këtë forum ku po marrin pjesë shumë ministra e deputete të shteteve anëtare të BE-së, Ministrja Hoxha u bëri thirrje që Bashkimi Evropian të mbajë fjalën dhe të heqë izolimin për qytetarët e Kosovës.
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...