Misionet Diplomatike të Rumanisë, Finlandës dhe Kroacisë në Kosovë, në bashkëpunim me Grupin për Studime Juridike dhe Politike kanë organizuar sot një tryezë me temën “Rruga e Integrimit Evropian të Kosovës, një vision nga Trio e Presidencës së Këshillit të Evropës.
Në panelin e kësaj konference prezentë ishte edhe Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, shkruan arbresh.info.
Ajo tha se e vetmja rrugë të cilën e sheh Kosova është ajo e anëtarësimit në BE dhe në NATO. Hoxha gjithashtu nuk la pa përmendur edhe rrugën drejt liberalizimit të vizave, ku siç tha ajo rinia kosovare ende nuk e gëzon këtë të drejtë.
“Kemi shumëçka për të mësuar nga këto vende. Ne tanimë kemi dëshmuar se anëtarësimi në BE dhe NATO është e vetmja rrugë. Tani jemi duke punuar në draftin e Era 2, pasi me të parin kemi përfunduar. Ne ende vazhdojmë të përballemi më shumë sfida e cila është liberalizimi i vizave, edhe pse kemi pas shumë premtime ne ende nuk e gëzojmë këtë. Humbjet janë të mëdha edhe në ekonomi, është e rëndësishme qe perspektiva e Kosovës të jete e hapur, tani më shumë se kurrë na duhet mbështetja e miqve tanë”, ka thënë ajo.
Ministrja Hoxha veç tjerash tha se shpreh përkushtimin të bashkëpunojmë me vendet e BE-së në vizionet e përbashkëta.
Ambasadorja Filandeze në Kosovë, Pia Stjernvall, tha se secili shtet i cili do t’i bashkohet Bashkimit Evropian, ka një rol.
Sipas saj diçka që mund t’i ndihmonte Kosovës janë marrëveshjet tregtare dhe lëvizja e lirë e qytetarëve. Gjithashtu ajo tha se përmes Marrëveshjes Stabilizim Asociimi, Kosova është duke ecur drejt zhvillimit.
“Çdo shtet që bashkohet me BE ka një rol, vetëm së bashku mundemi ta ndihmojmë njeri tjetrin, Kosova dhe Finlanda janë dy vende të vogla. Kemi shkallë të lartë të interesit. Mendoj që edhe marrëveshjet tregtare Kosovës do t’i ndihmonin shumë. Kosova përmes MSA është duke ecur drejt zhvillimit. Gjithkush përfiton nga lëvizja e lirë dhe kjo e ndihmon rininë e Kosovës, për një perspektivë më të mirë. Çdo kush ne Ballkan besoj qe ka nevojë ta kuptoj qe paqja është më e rëndësishme” tha ajo
Ndërsa ambasadorja Kroate në Kosovë, Marija Kapitanovic, ka kërkuar nga institucionet kosovare që të fokusohet në çështje konkrete të cilat do të qonin vendin në një zhvillim më të mirë.
“Është me rëndësi që të fokusohet Kosova në çështje, punë ditore. Të fokusohen në çështje konkrete në ato çka mund të behet diçka për zhvillim. Nuk është Kosova e vetmja që kërkon disa çështje të rëndësishme. Raportet nacionale u bënë edhe për ne kusht për të gjitha, koordinimi i proceseve të ndërlidhura, MSA, janë shumë të rëndësishme. Konsensusi është shumë i rëndësishëm, ne mënyrë që të përputhemi me objektivat e MSA-së me interesat e shtetit” tha ajo
Shefi i Zyrës, ndërlidhëse të Rumanisë, Daniel Onisor, tha se sa i përket integrimit në EU, është e nevojshme bashkëpunimi i brendshëm, për t’i arritur proceset.
Ai gjithashtu ceki se BE-ja ka ndihmuar shtetin rumun në rritjen e GDP-së.
“BE është një komunitet i vlerave dhe është me rëndësi që të gjitha shtetet të kenë një histori. Integrimi në EU kërkon bashkëpunim të brendshëm për t’i arritur proceset. BE, ka ndikuar edhe në rritjen e GDP-së së shtetit të Rumanisë. Proceset integruese nuk janë abstrakte, është shumë me rëndësi që presidenca jonë t’i mbulojë 19 marrëveshje” tha ai./Arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...