Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha theksoi rëndësinë e luftimit të ekstremizmit të dhunshëm.
Ministrja Hoxha vuri në dukje ballafaqimin me këtë problem në institucionet më delikate, në Qendrat Korrektuese.
“Për të luftuar këtë fenomen, Shërbimi Korrektues ka ndërmarrë masa monitoruese ndaj të burgosurve të radikalizuar si dhe kemi marrëveshje bashkëpunimi me Bashkësinë Islame”, tha Hoxha në konferencën me temën “Angazhimi i Shoqërisë Civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”.
Sipas ministres një ekip ekspertësh nga ICITAP-i, po punojnë në analizën e gjendjes sa i përket radikalizimit në burgje dhe pritet që të dalim me një strategji për këtë çështje.
“Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm është e vazhdueshme, është luftë për vlera, respekt të ndërsjellë dhe paqe. Është luftë për të ndihmuar secilin që është viktimë e ekstremizmit të dhunshëm apo që rrezikohet nga një fenomen i tillë”, tha Hoxha.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë