Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për 97 kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses provimin e Jurisprudencës.
Në ceremoni mori pjesë edhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Hoxha ka potencuar peshën e rëndësisë së vendimeve të tyre të cilat do të jenë zëri i drejtësisë në vendin tonë, do të jenë shtylla e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, do të jenë e ardhmja e këtij vendi.
“Para se të filloni çfarëdo funksioni konsideroj se duhet të udhëhiqeni nga mendimi se çdo veprim dhe vendim i juaji ka peshë, ka fuqi. Ka fuqinë e sundimit të ligjit, ka peshën e pa kontestuar të së drejtës si shtylla kryesore e një shoqërie dhe shteti. Ju, të nderuar kandidatë, do të jeni ata që do të mbroni këtë shtyllë, dhe duke mbrojtur sundimin e ligjit ju do të mbroni qytetarin, do të mbroni vlerat dhe parimet universale, do të mbroni vendin tuaj”.
“Puna joja do të kërkojë që të luftoni çdo padrejtësi dhe të ju ofroni qytetarëve dhe vendit tonë siguri dhe besim se drejtësia nuk është opsionale, nuk është selektive, por është e pa kompromis karshi padrejtësive dhe shkeljes së ligjit.Të gjitha këto nuk janë të lehta, kanë sfidat e veta por janë të arritshme nëse udhëhiqeni nga parimi se askush dhe asgjë nuk është mbi ligjin dhe të drejtën”, ka përfunduar ajo.
Ajo premtoi përkrahje të plotë në ushtrimin e profesionit të kandidatëve të cilët kanë kaluar provimin e Jurisprudencës dhe shtoi se me punën e përbashkët do ta rrisim besimin e qytetareve në sistemin e drejtësisë./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...