Google ADS

Hoxha: Dita e djeshme ka qenë një ditë jo e mirë për Kosovën

13:49 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Enver Hoxhaj gjatë një konferenc për media ka folur edhe për atë se a kanë ndonjë marrëveshje me Listën Serbe duke thënë se Lista Serbe është partner në Qeveri por si e tillë dihet se çfarë kërkon në situata të caktuara, raporton arbresh.info.

“Ratifikimi i marrëveshjes duhet të jetë preokupim dhe qëllim për të gjitha subjektet politike në vend”, ka thënë ai.

Kjo është një temë e cila është në rend të ditës dhe i ftojmë të gjitha subjektet politike që ta votojnë.

“E ftojmë çdo subjekt politik qe javën e ardhshme ta mbyllim këtë temë. Evropa po ndryshon dhe nuk e ka ndërmend ti pres deputetët tonë, ka thënë ai.

Dita e djeshme ka qenë një ditë jo e mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme