Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në takim me Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dimitrov Dantchev, ka thënë se Kosova duhet të ketë afat kohor dhe të përfshihet në planet konkrete të zgjerimit, aplikimi për statusin e vendit kandidat si dhe proceset tjera të rëndësishme për vendin.
Hoxha tha se ka kërkuar vazhdimisht qe Kosova të ketë afatet kohore dhe të përfshihet në të gjitha nismat dhe planet për zgjerim.
“Brenda shtetit tonë ka konsensus në aspektin e integrimit. Është për keqardhje që Kosova është e fundit në Ballkan brenda këtij procesi. Kemi dinamizim dhe intensifikim të procesit integrues, në të gjitha nivelet. Çdo strategji që bën fjalë për integrimin e Ballkanit perëndimor pa Kosovën, nuk do të ishte e plotë dhe nuk do te kishte kuptim”, ka theksuar ministrja.
Ndërsa, ambasadori bullgar, Dantchev, vendi i të cilit tashmë ka edhe kryesimin e të Këshillit të Bashkimit Evropian, ka konfirmuar mbështetjen e mëtejme të Bullgarisë të palëkundshme në rrugën evropiane të Kosovës, duke theksuar se e ardhmja e Kosovës është e sigurt.
“Kosova ka të ardhme të sigurt Evropiane, shtetet mike të saja e në këtë rast edhe Bullgaria do të jenë çdo herë përkrah Kosovës në këtë proces. Tashmë jeni dëshmitarë që Kosova ka rikonfirmuar se është e gatshme të përballet me sfidat dhe të gjej zgjidhej për to”, ka theksuar ambasadori Dantchev.
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...