Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i është përgjigjur një qëndrimi të Komisionarit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell që tha që nuk do të tolerojnë arrestime jashtëligjore.
“Përgjigja jonë është se Policia e Kosovës është insitucioni i vetëm i mandatuar për zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës. Veprimet tona janë të bazuara në ligj”, është shprehur Hoxha.
“Të gjitha veprimet tona policore, përfshirë arrestimet bëhen përmes procesit të hetimeve. Asnjë arrestim nga Policia e Kosovës nuk është arbitrar, as i jashtligjshëm, por i bazuar në ligj”.
Hoxha ka theksuar se të gjithë shkelësit e ligjit do të indetifikohen dhe do të dërgohen para drejtësisë./kk
lexo edhe
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet