Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me komisionerin Johannes Hahn, me të cilin diskutoi për Strategjinë e zgjerimit dhe hapat e ardhshëm të Kosovës në procesin integrues.
Ministrja Hoxha e njoftoi komisionerin Hahn se Kosova ka mirëpritur Strategjinë e Zgjerimit dhe përfshirjen e Kosovës në të.
“Integrimi jonë në BE nuk ka alternativë dhe neve na mbetet t’i kryejmë detyrat tona ku ende kemi shumë punë për të bërë”, theksoi ministrja Hoxha.
Po ashtu, Hoxha e njoftoi komisionerin Hahn se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit dhe Strategjia e Zgjerimit është një konfirmim se BE-ja e sheh Kosovën pjesë të familjes evropiane.
Ministrja Hoxha e njoftoi komisionerin Hahn për implementimin e Agjendës Evropiane të Reformave dhe punën e Ministrisë së Integrimit në përshpejtimin e reformave, duke punuar ngushtë me të gjitha institucionet relevante.
Ne anën tjetër, siç thuhet në njoftim komisioneri Hahn, falënderoi ministren Hoxha për angazhimin e saj, për dinamizimin e procesit integrues dhe kërkoi që Kosova të përmbush detyrimet e veta dhe të avancojë sa më parë me implementimin e MSA-së./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...