Ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, ka folur sot rreth Strategjisë së Bashkimit Evropian për zgjerimin e Unionit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë strategji është përmendur edhe Kosova.
Hoxha ka thënë në KTV se BE-ja duhet të ketë gjuhë të qartë për Kosovën dhe për të të mos flitet me gjuhë të përgjithësuar.
“Tani Kosova nuk është e përfshirë vetëm me një fjali. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë në BE”, ka thënë ministrja Hoxha, e cila ka bërë thirrje që Kosova të vazhdojë të përmbushë kriteret drejt integrimit evropian.
“Kosova është vendi i fundit që e ka nënshkruar MSA-në, është arritje e madhe nënshkrimi i saj, me të cilën kemi hyrë në obligime të ndryshme. Nuk jemi të kënaqur sepse duhet të bëjmë më shumë. Jemi vendi i fundit në këtë proces. Kur Mali i zi dhe Serbia nuk janë përmendur fare në strategji, Maqedonia ka qenë. Rrugëtimi është individual, sa më shpejt që i bëjmë reformat, aq më shpejt arrihet integrimi”, ka theksuar Hoxha.
“Kemi mundur të bëjmë më tepër, por rrethanat politike, gjatë vitit 2017 Kuvendi nuk ka punuar aq shumë. Viti 2018 duhet të zëmë hapin dhe të bëjmë reformat drejt BE-së”, ka shtuar ajo.
Hoxha ka folur edhe procesin e vetingut në gjyqësor, të cilit, sipas saj, Kosova nuk i frikësohet.
“Në vitin 2009 kemi pasur një veting të gjyqësorit. Ka qenë në bashkëpunim me EULEX-in. Mirëpo ka ardhur koha që ta bëjmë hapin e radhës që një herë e përgjithmonë ta pastrojmë edhe emrin e gjyqësorit. Kemi raste të veçanta dhe ka ardhur koha që të shkëputemi nga historia e gjyqësorit dhe prokurorisë”, ka thënë Hoxhaj, derisa ka shtuar se vetingu nuk duhet të ketë cak vetëm gjyqësorin dhe prokurorinë, por gjitha institucionet e Kosovës.
“Me sistem të mirëfilltë të vetingut, nuk do të duhej të targetonte vetëm gjyqësorin e prokurorisë, por të gjitha institucionet e Kosovës”, ka thënë veç të tjerash ajo.
Gjesti përshëndet familjen e tij, ka një premtim për ta
Therja me thikë në Lipjan, lëndohen katër persona – policia ...
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...