Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në 24 vjetorin e themelimit të institucionit më të lartë të sigurisë në vend, ka thënë se ndër vite nuk janë rritur veç shifrat e zyrtarëve policorë, por edhe të cilësisë së operacioneve dhe punës së tyre.
“Dita e sotme shënon ditën e fillimit të trajnimit të gjeneratës së parë të policëve të Kosovës më 6 shtator 1999, kur kanë filluar 176 zyrtarë policorë trajnimin e parë. Ndërkaq sot Policia e Kosovës numëron 8056 zytrarë policorë të uniformuar dhe 880 zyrtarë të stafit civil”, ka thënë ai për RTK-në.
Ai ka deklaruar se kushtet e tyre të punës janë përmirësuar, duke përmendur uniformat, të cilat i bartin në baza ditore.
“Gjitha njësitë tona të veçanta, duke përfshirë Njësia Speciale, njësitë kufitare janë paisur vitin e kaluar me pajisjet më të mira të kohës. Jemi në proces të një tenderi të ri për uniformat e Policisë. Po shpresojmë shpejt të përfundojmë këtë proces për uniformat e rendit.”
Ndërkaq sa i përket bashkëpunimeve ndërkombëtare, ai ka thënë se anëtarësimi i Policisë së Kosovës në organizata evropiane do të kishte ndikim të madh në luftimin e krimit të organizuar.
“Ne kemi një marrëveshje të bashkëpunimit operacional me Europolin, kemi vendosur një zyrtar policor në selinë e tyre. Me Interpolin bashkëpunojmë me Policinë e UNMIK-ut këtu, sepse e kanë një zyre të komunikimit. Bashkëpunimi ndërkombëtar do të ishte më i frytshëm dhe Policia e Kosovës do të mund të luante një rol shumë më të madh për luftimin e krimit të organizuar në rajon e në Evropë nëse do të ishte pjesë e këtyre mekanizmave”, ka thënë kreu i Policisë së Kosovës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...