“Organet kompetente të ndjekjes dhe gjyqësisë, më me ngulm duhet të ngrisin procedurat, të gjejnë dhe ndëshkojnë autorët dhe urdhërdhënësit e këtyre masakrave”.
Ky është postimi plotë i Hoxhës:
Sot, Izbica, Drenica dhe krejt Kosova ka dhimbje. Është ditë e dhimbjes së madhe, sot, u vunë shumë kurora me lule me rastin e 18 vjetorit të masakrës ndaj 147 qytetarëve të pafajshëm, në Izbicë, vetëm pse ishin shqiptarë.
Dhimbja bëhet edhe më e madhe kur kryesit e kësaj masakre por edhe dhjetëra masakrave të tilla në Kosovë ende nuk janë ballafaquar me drejtësinë.
Organet kompetente të ndjekjes dhe gjyqësisë, më me ngulm duhet të ngrisin procedurat, të gjejnë dhe ndëshkojnë autorët dhe urdhërdhënësit e këtyre masakrave të papara ndaj qytetarëve të pafajshëm. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...