Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka marrë pjesë në Konferencën me temën “Rritja e cilësisë dhe efekteve të donacioneve të jashtme”, ku u bë prezantimi i të gjeturave dhe rekomandimeve nga vlerësimi i projekteve dhe programeve të donatorëve të jashtëm në sektorin e Drejtësisë.
Gjatë konferencës, Ministrja Hoxha ka falënderuar komunitetin e asistencës ndërkombëtare për kontributin e vazhdueshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës. Ministrja Hoxha deklaroi se ballafaqimi i Shtetit të Kosovës me tradita të ndryshme juridike shpesh ka shtangur dhe pse jo, ka ngrirë gjymtyrë të caktuara të sistemit juridik në përgjithësi dhe sektorit të drejtësisë në veçanti, megjithatë janë krijuar institucione të qëndrueshme.
“Krahas zhvillimeve shoqërore dhe politike që po ndodhnin shpejtë në Kosovë, kemi arritur që të krijojmë institucione të qëndrueshme në të gjithë dikasterët shtetëror” tha Hoxha.
Ministrja Hoxha theksoi se ndihet tepër mirë që nga paslufta e deri më sot, ka ndërmarrë një hap të madh për vlerësimin e asistencës ndërkombëtare për një sektor të tërë, siç është sektori e drejtësisë. Dhe ky proces vlerësimi nuk do të jetë pa efekte shumëzuese pozitive edhe brenda dikasterëve tjerë qeveritar dhe jo vetëm.
“Si hap të parë në këtë drejtim kemi krijuar një masë kritike për vlerësim të asistencës ndërkombëtare, për të mundur pastaj të krijojmë politika për koordinim më të mirë, gjithnjë me qëllimin që të rrisim përfitimet tona nga kjo asistencë ndërkombëtare”, theksoi ministrja Hoxha.
Për më tepër, theksoi Ministrja Hoxha, Ministria e Drejtësisë vazhdimisht është duke e rritur pronësinë vendore për një koordinim, monitorim dhe vlerësim më të mirë të donacioneve në sektorin e drejtësisë.
Në fund të fjalës së saj, Ministrja Hoxha, ka vlerësuar komunitetin e asistencës ndërkombëtare për kontributin e vazhdueshëm për ndërtimi, zhvillimin dhe konsolidimin e sektorit të drejtësisë, si dhe ka inkurajuar institucionet e drejtësisë për punë të mëtutjeshme në fuqizimin e mëtejmë të sektorit të drejtësisë.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën