Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore të mbajtur për nder të njëvjetorit të rënies së heroit, Afrim Bunjaku.
Hoxha tha se në një ditë si kjo kemi emocione të përziera, si të dhimbjes ashtu edhe të krenarisë, raporton Arbresh.info.
“Ai u nda nga jeta dhe ne fituam një hero, heronjët janë të pavdekshëm.”, u shpreh ai.
“Afrimi ishte një trim dhe një epror profesional, atë ditë natën e 24 shtatorit përgaditi ekipin e vet për të dal në vendin e ngjarjes ai nuk iku dhe mori përsipër që të udhheq ekipin e tij, ju dha detyrat dhe mori vendimin që të dal i pari në vendin e ngjarjes.”, ka thënë mes të tjerash ai.
Hoxha u shpreh krenar që udhëheq një Polici ku siç tha ai, ka vajza e djemë si Afrimi.
“Familja e Afrimit duhet të jenë krenar. Ata që humbin jetën për atdhe nuk kanë vdekur por kanë le. Heronjët si Afrimi t’i nderojmë dhe ti respektojmë, amaneti i Afrimit ka qenë ligji dhe siguria.”, u shpreh drejtori i Policisë së Kosovës.
“Lavdi jetës dhe veprës së Afrim Bunjakut.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...