Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovienier, tha se Shtetet e Bashkuara shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Diplomati amerikan ka vlerësuar FSK-në për misionin e tyre të kërkim shpëtimit pas tërmetit që goditi Turqinë.
“Shtetet e Bashkuara shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për FSK-në, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ekipet mjekësore ndërsa kthehen në shtëpi në Kosovë. Ekipi i FSK-së kreu operacione të suksesshme të ndihmës në Turqi dhe shpëtoi disa jetë. SHBA-të janë krenar për parneritetin me FSK-në”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndryshe sot 39 pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët përgjatë dy javëve kanë shërbyer si ekipe të ndara në disa rajone në operacionet e kërkim shpëtimit pas tërmetit me pasoja tragjike në Turqi, janë nderuar me medalje nga presidentja. /arbresh.info/
Lëndohet Vedat Muriqi
Merr flakë banesa në Pukë, detajet e para
Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit
Veliaj: Policia Bashkiake e Tiranës certifikohet me standard...
Rizvanolli për KEK-un: Ka qenë dhe mbetet njëra ndër ndërmar...
Gërmimi për varreza masive në Serbi mbetet sfidë për Kosovën