Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovienier, përmes një video ka uruar Kosovën në 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj.
Ai tha se ka pasur privilegjin dhe nderin të jetë pjesë e historisë së përbashkët, duke parë Kosovën duke bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit.
“Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen tonë të hershme dhe të qëndrueshme për dhe partneritetin me popullin kosovar”, tha Hovenier.
Ai poashtu rikujtoi se vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë, me 18 shkurt 2008, SHBA-ja edhe formalisht njohu Pavarësinë e Kosovës si shtet të pavarur e sovran.
Hovenier citoi ish Sekretaren e Shtetit të SHBA-së në atë kohë, Condeelezza Rice të ketë thënë: “Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, do të vërtetojë lidhjet e posaçme të miqësisë që kanë bërë bashkë popullin e SHBA-së dhe Kosovës”.
Ai tha se Kosova ka pasur një udhëtim të jashtëzakonshëm në 15 vitet e fundit.
Havienier poashtu tha se ka parë personalisht shumë progres dhe arritje.
Sipas tij SHBA do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe partneritetin me popullin e Kosovës./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...