Hovenier: Vlerësojmë vendimin për të ecur përpara me pronat e Manastirit të Deçanit

16:38 | 13 Mars 2024
E.G

Ambasadori i SHBA-ve, Jeffrey Hovenier e ka mirëpirutr vendimin e Qeverisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetiese për dhënien e pronave për Manastirin e Deçanit.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ripërsëriti fjalët e sekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm, shkruan Arbresh.info.

“Vlerësojmë vendimin për të ecur përpara me pronat e Manastirit të Deçanit, duke demonstruar përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Siç tha sot në mëngjes zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe falënderojmë liderët kosovarë për përpjekjet e tyre për ta çuar këtë  çështje përpara”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe, sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat rreth Manastirit të Deçanit.

Kryeministri tha se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kurti njofton se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit, sipas aktgjykimit të Kushtetueses

Të ngjashme