Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serb nuk është opisonale, por është një obligim ligjërisht të cilin Kosova e ka marrë përsipër.
Hovenier tha se Kosova është shtet që ndjek zbatimin e ligjit, kështu që ShBA-ja pret që Kosova të përmbush obligimin dhe të zbatojë Asociacionin.
“Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është opsionale. Është një obligim ligjërisht i obligueshëm të cilin e ka marr përsipër Kosova. Kjo është konfirmuar nga Kuvendi i Kosovës. Shtetet nuk kanë mundësinë të vendosin se cilin obligim ligjërisht të obligueshëm do ta zbatojnë e cilin jo. Ato janë obligime ligjore. Kosova është shtet që e ndjek zbatimin e ligjit, kështu që pritjet tona janë që do të përmbush obligimin ligjor dhe ta zbatojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ne gjithashtu besojmë fuqishëm se është në interesin e Kosovës që të bëjë kështu dhe ky është një element tjetër i kësaj përpjekje për të ndihmuar në normalizimin e raporteve me Kosovës dhe Serbisë por pa marrë parasysh Serbinë, kjo është një çështje me rëndësi për Kosovën”, ka thënë Hovernier në një takim që ka mbajtur me gazetarë.
Hovenier gjithashtu, ka folur rreth situatës së fundit në veri të Kosovës dhe barrikadave të vendosura në disa rrugë atje, të cilat u larguan të gjitha gjatë ditë së premte.
Ai theksoi se është nevojitur durim dhe punë për të larguar barrikadat, duke shtuar se më e preferueshme që barrikadat u larguan në mënyrë paqësore sesa të laroheshin me forcë dhe të rezultonte më njerëz të lënduar apo në rastin më të rëndë të vrarë, transmeton rtv dukagjini.
“U nevojit durim, punë të vështirë por u arrit dhe mendoj se të gjithë mund të pajtohemi se mënyra si janë larguar barrikadat, me disa përjashtime sot, është shumë më e preferueshme sesa përdorimi i forcës që do të mund të rezultonte me njerëz të lënduar ose larg qoftë të vriten. Kështu, unë do të them se ka pasur përgjigje nga Qeveria e Kosovës për disa shqetësime tona dhe ka pasur gjithashtu edhe disa momente që kemi pasur qëndrime shumë të ndryshme për mënyrat më të mira për disa nga këto çështje”, ka shtuar ai.
Ai tha se mbështetja e ShBA-së ndaj Republikës së Kosovës nuk është diçka e re, pasi këtë e ka bërë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.
…Ky është një pozicioni i SHBA-së që s’është i ri. Kur e kemi njohur Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008 e kemi bërë me kufijtë ekzistues. Dhe dua të përsëris këtë. Dua të sigurohem që njerëzit ta kuptojnë që nga perspektiva jonë veriu i Kosovës ka konsideratë më te veçantë, është pjesë e Republikës së Kosovës dhe ne e trajtojmë ashtu”, ka shtuar Hovenier.
Hoevnier ka potencuar se pozicioni i ShBA-ve është shumë i qartë dhe se veri të Kosovës është pjesë e Republikës së Kosovës dhe e trajtojnë ashtu.
“Dua që ta theksoj këtë sepse ka pyetje të shumta për veriun e Kosovës. Unë dua t’iu siguroj që pozicioni i SHBA-së është shumë i qartë , është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës, e konsiderojmë ashtu dhe e trajtojmë ashtu”, ka shtuar ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...