Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka uruar Gresa Caka Nimani për rizgjedhjen në pozitën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese.
Me anë të një postimi në “X”, Hovenier thekosi rëndësinë e institucioneve të pavarura gjyqësore, ndërsa shprehi përkushtimin e vendit të tij për të ndihmuar institucionet e Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit, shkruan Arbresh.info.
“Urime Gresa Caka – Nimani për rizgjedhjen për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese. Institucionet e pavarura gjyqësore janë një gurthemel i çdo demokracie të qëndrueshme. Ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar institucionet kosovare që të promovojnë dhe forcojnë sundimin e ligjit”, ka shkruar Hovenier. /Arbresh.info/
Congratulations to Gresa Caka – Nimani on her re-election for a second term as Constitutional Court President. Independent judicial institutions are a cornerstone of every resilient democracy. We remain committed to assisting Kosovan institutions promote & strengthen the rule of…
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 6, 2024
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...