Google ADS

Hovenier takon shtetasit e SHBA-së që jetojnë në Kosovë

11:38 | 1 Tetor 2023
E.H

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier bashkë me ekipin konsullor të Ambasadës në Prishtinë, kanë takuar shtetasit e ShBA-së që jetojnë në Kosovë.

Siç thuhet në njoftim, shtetasit e SHBA-së ishin të interesuar të dëgjojnë për të gjitha përvojat si dhe morën informacione se si funksionon ambasada.

“Javën e kaluar, ambasadori Hovenier dhe ekipi konsullor i Ambasadës në Prishtinë u takuan me shtetas të ShBA-së që jetojnë në Kosovë. Ekipi ishte i interesuar të dëgjonte për të gjitha përvojat dhe mori më shumë informacione se si funksionon ambasada për të mbrojtur interesat e qytetarëve amerikanë jashtë vendit. Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme