Hovenier takon kryetarin e VATRA-s: Diaspora në ShBA është partner thelbësor

18:17 | 10 Maj 2024
R J

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar kryetarin e partië VATRA, Elmi Berishën.

Hovenier tha se është gjithnjë kënaqësi të takohet me Berishën, teksa shtoi se komuniteti shqiptar në ShBA është një partner thelbësor.

“Komuniteti i diasporës në Shtetet e Bashkuara është një partner thelbësor dhe i mirëpritur në përpjekjet tona për të mbështetur Kosovën si një shtet sovran, multietnik dhe demokratik që është plotësisht i integruar në Evropë”, shkroi Hovenier, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme