Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të palëkundura në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-s për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë.
Me anë të një postimi në “X”, ai i ka uruar mirëseardhje komandantit të ri të KFOR-it, gjeneralit italian Enrico Barduani, ndërsa ka shprehur një vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e komandantit të deritanishëm, Ozkan Ulutash, shkruan Arbresh.info.
“Ishte privilegj të merrja pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e Ulutash, dhe një mirëseardhje e ngrohtë për Barduanin ndërsa merr komandën… Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-s, për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë”, shkruan Hovenier./Arbresh.info/
It was a privilege to attend the @NATO_KFOR Change of Command ceremony. Deep appreciation for MG Ulutaş’s leadership and service, and a warm welcome to MG Barduani as he takes command of this critical mission. The United States remains steadfast in its support for @NATO’s mission… pic.twitter.com/I9YBbVFwDA
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 15, 2024
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...