Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier së bashku me shefen e USAID-it, Samantha Power, janë pritur sot në takim nga presidentja Vjosa Osmani.
Hovenier përmes një shkrimi “Twitter” tha se në këtë takim ata diskutuan për integrimin e Kosovës, mbështetjen e SHBA-ve dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Sot së bashku me Samantha Power në takim me presidenten Vjosa Osmani. Diskutuam për përkushtimin e palëkundur të Qeverisë së SHBA-së për të mbështetur integrimin euroatlantik të Kosovës dhe mbështetjen tonë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Hovenier.
Today I joined @PowerUSAID in meeting @VjosaOsmaniPRKS. Discussed the U.S. Government’s steadfast commitment to supporting Kosovo’s Euro-Atlantic integration and our support of the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/lUYItKKMXq
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 13, 2023
Ndryshe, Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, pas këtij takimi ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të intensifikojnë përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve.
Ajo shtoi se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do t’i kontribuonte këtij procesi. /Arbresh.info/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...