Google ADS

Hovenier: SHBA është partner me Kosovën për të parandaluar dhunën në baza gjinore

18:16 | 25 Nëntor 2022
E.H

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përmes një postimi në Twitter ka thënë se se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një partner i përkushtuar i Kosovës ndaj dhunës në baza gjinore dhe për të ofruar mbështetje për të mbijetuarit.

“Ne jemi një partner i përkushtuar i Kosovës për të parandaluar dhunën në baza gjinore (GBV) dhe për të ofruar mbështetje dhe burime për të mbijetuarit”, ka shkruar Hovenier.

Hovenier theksoi se parandalimi i të gjitha formave ndaj dhunës në baza gjinor eështë gur themeli i i angazhimit të ShBA-ve në rrugën e promovomit të demokracisë dhe avancimin e të drejtave të njerut.

“Parandalimi dhe reagimi ndaj të gjitha formave të GBV -së është një gur themeli i angazhimit të SHBA-së për promovimin e demokracisë dhe avancimin e të drejtave të njeriut”, ka shtuar Hovenier.

25 nëntori që është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme