Hovenier: Rugova ishte inspirim për mua

13:15 | 10 Qershor 2024
E.G

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës sot po mban konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe perëndimi”.

Kurse ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar se Rugova ishte inspirim për të.

“Edhe në ditën time të fundit si Ambasador në Kosovë do të vendos lule tek shtatorja e presidentit Rugova, si shenjë respekti për të, për mënyrë se si ai i ka bërë gjëra”, ka thënë ai.

Diplomati amerikan kujtoi shumë kohë më parë se si e mori dhuratën e çmuar nga presidenti historik.

“Dhe sot kur ulem dhe i pres mysafirët e mi në ambasadë, e kam të vendosur mbi tavolinë gurin e çmuar (kristalin) e dhuruar nga presidenti Rugova”, ka theksuar ambasadori amerikan./rtk

Të ngjashme