Hovenier rikonfirmon mbështetjen për subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

14:09 | 8 Mars 2022
V. S.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, priti në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier dhe Zyrtaren për Ekonomi dhe Tregti, Valerie Tucker.

Hajdari i uroi mirëseardhje Ambasadorit Hovenier dhe i dëshiroi suksese në misionin diplomatik në Kosovë.

Njëkohësisht, Hajdari falënderoi SHBA-të për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

Siç thuhet në komunikatë, Hajdari e njoftoi Ambasadorin Hovenier mbi objektivat e ministrisë që drejton, lidhur me zhvillimin e industrisë, inovacionit, ndërmarrësisë, turizmit, si dhe tërheqjen e investimeve, me qëllim të rritjes së punësimit dhe përmirësimit të bilancit tregtar me bazë në parimet e përgjegjësisë, llogaridhënies, transparencës, barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Hovenier konfirmoi mbështetjen e plotë të SHBA-ve, me fokus të veçantë, subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, rritjen ekonomike dhe qeverisjen e mirë.

Palët vlerësuan bashkëpunimin në mes dy vendeve mike dhe ritheksuan gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit në fushat që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme