Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në veri të vendit është plagosur me armë zjarri, gjatë ditës së hënë.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shprehur shqetësimet e SHBA-së gjërsa ka thënë se duhen zhvilluar hetime të plota.
“SHBA-të janë të shqetësuara për një incident në të cilin një serb i Kosovës u qëllua mbrëmë në Zveçan/Zveqan. Zyrtarët dhe institucionet e Policisë së Kosovës duhet të kryejnë një hetim të plotë dhe të besueshëm. Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga mohimi fillestar i bërë pa kujdesin e duhur”.
“Të gjithë qytetarët duhet të kenë besim në transparencën e zbatimit të ligjit dhe sektorit të drejtësisë. Mbështetja e SHBA-së për institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit, çon përpara një vizion të përbashkët të një shteti demokratik dhe multietnik. Ata që janë përgjegjës për veprime kriminale duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Ndërsa sot Policia e Kosovës ka suspenduar një zyrtar të saj i cili dyshohet se ishte i përfshirë në plagosjen e një personi të hënën në Leposaviq./Arbresh.info/
lexo edhe:
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...