“Milan Radoiçiq është kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin në Banjskë”.
Kështu tha ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një përgjigje për Klankosova.
Ai këtë deklarim e bëri duke komentuar takimin e të dyshuarit kryesor për sulmin terrorist të Banjskës, Milan Radoiçiq me ambasadorin e Serbisë në Washington, Marko Gjuriq.
Hovernier, përsëriti qëndrimin amerikan rreth Radojçiqit i cili qysh para mëse dy vjetësh ishte futur nën sanksione nga Thesari amerikan i Shtetit.
“Siç kanë thënë zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane: Serbia duhet të mbajë përgjegjës ata të përfshirë në sulmin e kryer nga paraushtarakët etnikë serbë në Banjska që rezultoi në vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës” ka thënë Hovenier.
“Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjska përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi”.
“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për zotin Radoicic është i njohur. Z. Radoicic është nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”, ka thënë Hovenier në një përgjigje për Klankosova.tv
Gjatë ditës së djeshme, në rrjet ka qarkulluar një fotografi e cila është bërë virale ku shihen së bashku Marko Gjuriq dhe kryeterroristi Milan Radoiçiq.
Nuk dihet se kur është realizuar kjo fotografi.
LEXO EDHE:
Gjuriq e pranon që është takuar me Radojçiqin: Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçlës
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...