Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka kërkuar që Qeveria Kurti të punojë në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne presim që kjo Qeveri e Kosovës, ashtu siç kemi pritur nga qeveritë e mëparshme të Kosovës, të punojë në partneritet me ne, ndërsa vazhdojmë në përpjekjet tona për të ndërtuar një rajon të qëndrueshëm, të begatshëm, shumetnik dhe të sigurt të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar ambasadori amerikan.
Hovenier këtë e ka thënë në konferencën për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, teksa ka ripotencuar se dialogu i ndërmjetësuar është zgjedhje për ardhmërinë ndërkombëtare.
“Më duhet të përsëris atë që unë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë e kemi thënë vazhdimisht: rruga e vetme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, dhe konkretisht me mirëbesim dhe zbatimin e plotë të të gjitha angazhimeve. Kosova ka bërë në kuadër të Dialogut”, ka deklaruar Hovenier.
Sipas tij, integrimi evropian dhe euroatlantik i Kosovës është garanci për sigurinë, prosperitet dhe liri demokratike.
Tutje ai ka thënë teksa përkujtojnë trimërinë e atyre që qëndruan kundër spastrimit etnik, duhet përsëritur vizioni i një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe.
“Ne e shohim stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor si çelësin për avancimin e këtij premtimi, veçanërisht pas pushtimit të pamëshirshëm në shkallë të plotë të Putinit në Ukrainë, ku po shohim shkatërrime dhe katastrofë të paimagjinueshme humanitare”, ka thënë ai./rtk
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...