Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka vlerësuar produktiv takimin e kryeministrit, Albin Kurti me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.
Me anë të një postimi në “X”, Hovenier tha se SHBA-ja pret nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, shkruan Arbresh.info.
“Kënaqësi të bashkohem me Ndihmës Sekretarin O’Brien për takimin e tij produktiv me kryeministrin Kurti. Ne shikojmë që Kosova dhe Serbia të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Pleasure to join Assistant Secretary O’Brien for his productive meeting with PM Kurti. We look to Kosovo and Serbia to fulfill all obligations entered into under the EU-facilitated Dialogue. https://t.co/0Q27NVLFNF
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 24, 2024
Ndryshe, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
O’Brien kërkon themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...