Google ADS

Hovenier: Platforma “Made in Kosova” do të përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës

17:39 | 14 Maj 2024
E.H

Platforma “Made in Kosova” është lansuar sot e që do të ndihmojë në rritjen e bizneseve vendore dhe investimeve.

Krahas kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në ceremoni mori pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Me anë të një postimi në X, Hovenier u shpreh i lumtur që mori pjesë në këtë aktivitet me rëndësi për ekonominë e vendit, teksa theksoi se me mbështetjen e USAID-it, kjo platformë do të përmirësojë imazhin global të biznesit kosovar.

“Kënaqësi që ju bashkohem kryeministrit Kurti, zëvendëskryeministres Gërvalla dhe zyrtarëve për të lansuar sot platformën Made in Kosova. Me mbështetjen e USAID-it në Kosovë, kjo platformë do të përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës duke shfaqur cilësinë, diversitetin dhe konkurrencën e produkteve kosovare për investitorët dhe blerësit” shkroi Hovenier./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme