Google ADS

Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës

10:35 | 27 Dhjetor 2024
E.K

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përfunduar zyrtarisht mandatin e tij trevjeçar, duke mbajtur takimin e fundit lamtumirës me Presidenten Vjosa Osmani.

Gjatë këtij takimi, ambasadori nënvizoi rëndësinë e përmbylljes së misionit të tij me një akt simbolik – vendosjen e një kurore lulesh te statuja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, për të nderuar figurën dhe vlerat që ai përfaqësonte për Kosovën.

Në fjalën e tij, Hovenier kujtoi me mirënjohje përpjekjet e Presidentit Rugova për një Kosovë të sovrane, demokratike dhe shumetnike, duke theksuar se ai ishte një nga themeluesit e vlerave të larta ndërkombëtare që mbështetën pavarësinë dhe zhvillimin e vendit.

Hovenier falënderoi popullin e Kosovës për bashkëpunimin dhe mundësinë për të shërbyer si ambasador, duke përfunduar se po largohet si një mik më i fortë i Kosovës, me një lidhje edhe më të ngushtë me vendin dhe popullin e tij./Arbresh.info

Të ngjashme