Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, foli edhe për vizitën tre javore të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në ShBA.
Sipas ambasadorit, Kurti punoi shumë në përpjekjepër të tërhequr sa më shumë investime në vend, duke shtuar se beson se kryeministri kosovar, zhvilloi takime serioze me zyrtarë qeveritarë amerikanë.
“ Mendoj se kurdo që një kryeministër viziton ShBA-në dhe zhvillon takime atje, kryeministri Kurti u takua me dy anëtarë të kabinetit tonë, pra nga ana zyrtare takime të këtij niveli për dobi të vendit. Nuk mund të flas për të gjitha motivet për të gjitha ndalesat që ai bëri, por siç e kuptoj ai punoi fort duke u përpjekur të tërheqë investime dhe të kërkojë të sjellë më shumë asistencë për të ndihmuar ekonominë e Kosovës që t’u ofrojë qytetarëve prosperitet më të mirë. Mendoj se është një qëllim i mundshëm dhe dua të besoj se takimet e tij me zyrtarët qeveritarë ishin serioze”.
Ai tha se Kurti u takua me njerëz të rëndësishëm të qeverisë amerikane, njofton Klankosova.
“Ai është takuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare, që është këshilltari më i afërt i presidentit Joe Biden, në të gjitha politikat e sigurisë së jashtme. Ai është takuar edhe me drejtoreshën e USAID-it, që është ish-ambasadore e ShBA-së në Kombet e Bashkuara dhe është anëtare shumë e rëndësishme e kabinetit tonë”, ka thënë Hovenier.
Hovenier shtoi se mostakimi i Kurtit me Biden, nuk duhet të merret si ndonjë sinjal apo mesazh për Kosovën, pasi sipas tij, nuk është kjo mënyra se si ShBA ndërton marrëdhënie me shtetet.
“ Nuk është dërguar asnjë mesazh. Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nëse kemi një mesazh ju do ta dini. Mënyra se si do ta dini është që do ta themi mesazhin. Ne në përgjithësi nuk dërgojmë sinjale, kjo nuk është mënyra jonë për të bërë diplomaci dhe sigurisht nuk është mënyra se si i ndërtojmë marrëdhëniet me shtete. Nuk duhet të lexoni shumë në faktin se presidenti Biden ishte në mes të luftës në Ukrainë dhe gjithashtu po përballet me pandeminë COVID-19 që po vazhdon në ShBA ose faktin se Sekretari Blinken që rezultoi me COVID-19 një javë para se kryeministri të jetë atje dhe menjëherë duhet të shkonte në Evropë për një takim të G7-s nuk ishin domosdoshmërish në dispozicion”, ka shtuar ai.
Ai madje tha se e vlerëson marrëdhënien me kryeministrin Kurti, duke shtuar se punon shumë mirë me të.
“Ne e vlerësojmë marrëdhënien me kryeministrin Kurti, unë punoj shumë mirë me të. Më ka respektuar dhe më ka ndihmuar, prandaj do të mundohem të shprish narrativën mbi këtë”, ka vazhduar ai.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...