Hovenier pas bisedës së Kurtit me Chollet: Mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm

21:31 | 10 Shkurt 2023
K.B

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas telefonatës të kryeministrit Kurti me Këshilltarin e Lartë të DASh, Derek Chollet.

Hovenier ka thënë se ShBA mbështet plotësisht hapat e ardhshëm që do të merren konform propozimit evropian, derisa shtoi se ky progres është i rëndësishëm për Kosovën.

“Ne do të mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së. Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”, shkroi Hovenier në Twitter.

lexo edhe:

Chollet: Mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e BE-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme