Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial të Jusuf e Bardhosh Gërvallës në Dubovik

22:11 | 26 Dhjetor 2024
E.H

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar në një takimin lamtumirës, me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Përmes një postimi në X, Hovenier bëri të ditur se bashkë me ministren Gërvalla kanë vizituar edhe kompleksin memorial të Jusuf e Bardhosh Gërvallës në Dubovik.

“Ishte privilegj të bashkohesha me Zëvendëskryeministren dhe Ministrin e Jashtëm Gervalla-Schëarz në kompleksin përkujtimor të babait dhe xhaxhait të saj, Jusuf dhe Bardhosh Gervalla, në Dubovik për takimin tonë lamtumirës. Diskutuam progresin që ka bërë Kosova gjatë mandatit tim këtu dhe përkushtimin e qeverisë së SHBA-së për avancimin e rrugës evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe, ky takim shënon përfundimin e mandatit të ambasadorit Hovenier në Kosovë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme