Google ADS

Hovenier nderon ushtarët e rënë të NATO-s të rënë për lirinë e Kosovës

11:17 | 24 Mars 2024
E.H

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier së bashku me presidenten e vendit, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s.

Në platformën X, Hovenier ka shkruar se sot nderojmë pjesëtarët e guximshëm që bënë sakrificë të madhe.

“Sot u bashkova me presidenten Vjosa Osmani në memorialin për ushtarët e rënë të NATO-s. Ne kujtojmë dhe nderojmë ushtarët e guximshëm të cilët bënë sakrificën më të madhe, përfshirë Oficerët e Lartë të Armatës së Shteteve të Bashkuara, David Gibbs dhe Kevin Reichert”, ka shkruar Hovenier. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme