Hovenier nderon policin, Afrim Bunjaku

21:41 | 24 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ishte i pranishëm në një ceremoni për nder të policit të vrarë, Afrim Banjaku.

Ambasadori amerikan ka shkruar në Twitter se për ndezjen e qirinjve ishin të pranishëm përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar.

“U bashkuan përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar në një ceremoni të ndezjes së qirinjve për nder të policit të Kosovës  Rreshter Afrim Bunjaku, i vrarë sot në krye të detyrës. Edhe një herë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe kolegëve të policit”, ka thënë ambasadori amerikan.


Banjaku u vra të dielën pasi një grup i organizuar sulmoi Policinë e Kosovës./Arbresh.info/

 

Të ngjashme