Ambasadori në largim i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, iu bashkua sot presidentes Vjosa Osmani për të vendosur kurorë lulesh për nder të presidentit Rugova – si akt i tij i fundit zyrtar në rolin e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë.
Në postimin e tij në platformën X, ai njofton se kur kishte mbërritur për herë të parë në Kosovë, vendosi kurorë në statujën e presidentit Rugova dhe theksoi përvojën e tij personale duke e parë atë të avanconte rezistencën paqësore, të drejtat e njeriut dhe barazinë.
“Vizioni i tij për një Kosovë të lirë, demokratike vazhdon të jetë frymëzim. Ka qenë nder të shërbej si oficer i Shërbimit të Jashtëm të ShBA-së për gati 35 vjet, shumë prej të cilëve u shpenzuan duke punuar në mbështetje të një Kosove të pavarur, multietnike dhe demokratike”.
“Jam i përulur dhe i nderuar nga mundësia që kam pasur këto tre vjetët e fundit si ambasador për të punuar me popullin e Kosovës për të promovuar më tej atë vizion. Lamtumirë Kosovë. Gjithmonë do të kesh një vend të veçantë në zemrën time”, shkroi Hovenier.
Edhe një vit ku Kosovës i ikën mbi 100 mjekë
UNICEF: 473 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte
Sekuestrohen armë në disa raste të ndryshme në Podujevë
Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nënës s...
Vdes Shehide Krasniqi, nëna e dy heronjve të Kosovës, Mujë e...
Granit Xhaka nominohet për “Goli i Vitit”