Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber ZERO”.
Në fjalën e tij të rastit Hovenier tha se janë të përkushtuar në mbështetjen e mediave të pavarura e shoqërisë civile efikase.
Mes tjerash ai shtoi se janë të përkushtuar që ta mbështesin Kosovën që të shfrytëzojë burimin e saj më të rëndësishëm, rininë.
“Ne kemi ndihmuar këtë konferencë sepse jemi të përkushtuar në mbështetjen e mediave të pavarura dhe shoqërisë civile efikase sepse konsiderojmë se liria e fjalës është e drejtë themelore dhe e domosdoshme për avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe prosperitetit ekonomik”, deklaroi Hovenier.
“Jemi të përkushtuar që ta mbështesim Kosovën që të shfrytëzojë burimin e saj më të rëndësishëm, të rinjtë e saj, duke përfshirë edhe ekspertizën e tyre në kibernetikë”, është shprehur Hovenier.
Ambasadori Hovenier tutje tha se këtë konferencë për herë të parë, para dy viteve e kanë mbështetur pasi arritën të shohin se akterë siç i quajti ai, dashakeq, po i targetonin gazetarët, etnitetet medaile e shoqërinë civile me shumë sulme kibernetike./arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...