Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se SHBA janë të pakënaqur me cilësinë e partneritetit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Nuk besoj se partneriteti ka të bëjë me binarët, unë e shoh më të nuancuar se kaq. Mund të kemi partneritet të mirë dhe të fortë, më pak të fortë ose të pamjfaftueshëm. Por nuk mendoj se është aq e thjeshtë sa të përgjigjem me po ose jo, me gjithë respektin për pyetjen tuaj. Të jem i sinqertë, nuk mendoj se qeveria ime mund të dërgojë sinjale më të qarta sesa ato që i kemi dërguar deri më tani, për atë se jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me Kurtin. Ne nuk besojmë se qeveria aktuale ka qenë mjaft e vëmendshme ndaj shqetësimeve që kemi ngritur vazhdimisht në lidhje me planet dhe zbatimin ose zbatimin e mëvonshëm të Rregullores së Bankës Qendrore.”, tha ai.
Më tej shtoi zbatimi i Rregullorës së BQK-së ka ndikuar në uljen e cilësisë së partneritetit .
“Ne nuk po e bëjmë këtë, për të mbrojtur dinarin, ne po e bëjmë këtë sepse është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë, sepse ne nuk jemi vetëm. Dhe e gjitha ka të bëjë me atë që qeveria e Kosovës të veproj në në përputhje me zotimet që ka marrë, për të siguruar që të gjithë pjesëtarët e shoqërisë, përfshirë pjesëtarët e komuniteteve pakicë, si komunitetin serb në Kosovë, të mund të jetojnë në kushte dinjiteti, dhe sigurie. Ne besojmë se mënyra se si po zbatohet kjo rregullore nuk po e bën mjaftueshëm këtë gjë dhe se po dëmton kategoritë e cenueshme. Kjo, besojmë se kjo po shkakton shqetësim të panevojshëm te ky komunitet. Pra, ka ndikuar në cilësinë e partneritetit tone, dhe nuk mund të them më shumë për momentin, përveçse ne se nuk duam të jetë kështu. Por besojmë se arsyeja e uljes së cilësisë së partneritetit tonë, arsyeja pse nuk mund t’ju them se partneriteti është i fortë dhe pozitiv, është për shkak të kësaj zgjedhjeje dhe për shkak të mungesës së reagimit të mjaftueshëm të qeverisë ndaj shqetësimeve që ne kemi ngritur”, tha ai./rtv21
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve