Ambasadori amerikanë në Kosovë, Jeff Hovenier sot i është bashkuar stafit të ambasadës në ditën e vlerësimit për punonjësit lokalë.
Hovenier tha se ata u nderuan me Darkën e Lamës ku edhe shijuan ushqimet tradicionale të cilat pasqyrojnë trashëgiminë e pasur të Kosovës.
“Sot, iu bashkova komunitetit të ambasadës amerikane në Prishtinë për të festuar ditën e vlerësimit të Stafit të Punësuar Lokal dhe për të nderuar stafin tonë kosovar me darkën e korrjes/Darka e Lamës. Çfarë mënyrë e mrekullueshme për të nderuar përkushtimin e kolegëve tanë vendas dhe për të shijuar ushqimet tradicionale që pasqyrojnë trashëgiminë e pasur të Kosovës”, ka shkruar ai.
Hovenier ka falënderuar ekipin kosovar për avancimin e partneritetit mes dy vendeve.
“Një falënderim i sinqertë për ekipin tonë të mrekullueshëm kosovar për avancimin e vazhdueshëm të partneritetit”, ka shkruar Hovenier.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...