Hovenier falënderon Mehajn për kontributin e dhënë gjatë mandatit të tij

17:12 | 8 Gusht 2023
E.H

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka falënderuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj për kontributin e dhënë gjatë mandatit të tij.

Me anë të një postimi në Twitter, Hovenier i uroi ish-ministrit të Mbrojtjes më të mirat në të ardhmën, shkruan Arbresh.info.

“Vlerësoi mundësinë për të falënderuar ish-ministrin e Mbrojtjes Mehaj për shërbimin e tij dhe bashkëpunimin dhe partneritetin tonë të ngushtë gjatë mandatit të tij. Duke i uruar më të mirat në përpjekjet e tij të ardhshme”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe, sot Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga detyra e ministrit të Mbrojtjes për shkaqe familjare.

Në vendin e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurit ka emëruar ish-kolonelin, Ejup Maqedonci./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme