Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vazhdimisht do të ketë një përpjekje të fuqishme të ShBA-së në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në intervistë në Klan Kosova, ai ka theksuar se ajo që po mundohet të arrijë ShBA-ja është një gjenerim i një ambicie të gjatë të këtij projekti për një Evropë të plotë, të lirë dhe paqësore.
“Mendoj se keni parë disa indikacione për përkrahjen e SHBA-së në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në zhvillimet e djeshme dhe në takimet në fillim të kësaj jave. Ky është një proces i lehtësuar nga BE-ja, është një negociatë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ne nuk jemi shikues objektiv. SHBA-ja është shumë e interesuara ta shohë këtë proces që të vazhdojë përpara me sukses dhe ne jemi të interesuar të punojmë me të dyja palët për ta çuar përpara”, tha Hovenier.
“Pra mendoj se do të shihni, ka pasur indikacione edhe nga i dërguari special i BE-së, zotëri Lajçak, i cili e falënderon kryenegociatorin, por gjithashtu falënderon Departamentin e Shtetit në Qeverinë Amerikane për mbështetjen tonë në arritjen e marrëveshjes së djeshme dhe mendoj se do të vazhdoni të shihni përpjekje të fuqishme nga qeveria ime, nga unë, nga kolegët e mi, nga ambasadori Hill në Beograd, Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, dhe një numër i zyrtarëve tjerë, duke na ndihmuar që ta çojmë përpara këtë agjendë strategjike”, shtoi ai.
“Përsëri ajo që po mundohemi të arrijmë është një gjenerim i një ambicie të gjatë të këtij projekti për një Evropë të plotë, të lirë dhe paqësore. Këto kanë qenë me vite qëllimet tona fundamentale të politikave të jashtme dhe besoj se kjo do të kontribuojë në mënyrë direkte që ta shohim këtë qëllim më afër realizimit”, u shpreh Hovenier.
I pyetur se a kanë palët detyra specifike në negociata, ai ka thënë se gjithmonë ka detyra specifike.
Tutje, ai shton se nga Kosova kërkohet që të përfshihet në mënyrë konstruktive dhe me urgjencë në dialog me Serbinë.
“Epo gjithmonë ka detyra specifike për palët që janë të përfshira në negociata, por është ndoshta më mirë që ndërmjetësuesi i BE-së, zotëri Lajçak, të flasë për hapat e ardhshëm. Ajo që SHBA-ja kërkon është që Kosova, meqë unë punoj me Kosovën, të përfshihet në mënyrë konstruktive, me fleksibilitet dhe me urgjencë në proces dhe natyrisht që e njëjta do t’i kërkohet edhe palës tjetër”, tha ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...