Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti sonte zhvilloi një intervistë në emisionin debatues, “Click” të RTV21.
“Të gjitha kompanitë publike, të cilat mund të funksionojnë më mirë në sektorin privat, duhet të privatizohen. Ka plot kompani publike, të cilat nuk mund të funksionojnë më mirë ose nuk mund të funksionojnë fare në sektorin privat, sepse mund të jenë monopole natyrore. Ta zëmë furnizimi me ujë, prodhimi i energjisë ose çështje të tjera, po puna e Telekomit ose mbledhjes së mbeturinave, ose çështjeve të tjera, unë jam i bindur që funksionon edhe më mirë në sektorin privat, sigurisht me kusht që ato rregullohen, sepse është treg bukur i mbikëqyrur edhe i rregulluar.”, tha ai.
Hoti tha që Telekomi duhet të privatizohet, por vetëm pasi që të bëhen investimet e nevojshme në këtë kompani.
“Pra ne jemi që të Telekomi të privatizohet, a mund të privatiziohet Telekomi në këtë moment, sigurisht që jo sepse kjo është si me gjuajte një aset, i cili nuk është mirëmbajt për një kohë dhe tash vlera e atij aseti ka rënë. Çka duhet të bëhet, duhet të ristrukturohet, të bëhen investime investimet e nevojshme. Ju e dini vendimin e para sa viteve, para dy qeverive në fakt kur është ndërmarrë që ia kanë stopu investimet Telekomit dhe si rezultat sot Telekomi nuk është trend me investimet që ndodhin në sektorin e telekomunikacionit, pra duhet të ristrukturohet me një menaxhment të mirë, me disa investime vitale që duhet të ndodhin edhe pastaj të përgatisin këtë kompani për privatizim.”, tha Hoti.
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...