Google ADS

Hoti: LDK nuk i ikën debatit, Ahmeti ta marrë krejt ekipin kur të dojë

20:18 | 7 Nëntor 2017
M. A.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, flet për përplasjet e tij dhe LDK’së me Shpend Ahmetin në rrjetet sociale.

Që një kohë të gjatë LDK’ja dhe Shpend Ahmeti e akuzojnë njëri-tjetrën për frikë nga përballja në debate.

Por, Hoti thotë se diçka e tillë nuk po ndodh për shkak se i pari i Prishtinës po heziton të ballafaqohen.

“Neve na konvenon debati. Është në interes të Arban Abrashit përballja në debate”, është shprehur Hoti i LDK’së.

Hoti ka thënë se është i gatshëm që në studion e tij kurdo me Shpend Ahmetin nëse ky i fundit pranon.

Hoti, që ka qenë nënkryetar i Prishtinës në mandatin para Ahmetit ka komentuar punën, apo siç thotë ai, mospunën e Shpend Ahmetit.

“Punën që më së miri e ka bërë Shpend Ahmeti në Prishtinë ka qenë Facebook’u dhe propaganda politike për të mbuluar mospunën e tij në komunën e Prishtinës”, ka thënë ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme