Hoti: Zyra e kryeministrit nuk është zyre e AAK-së

20:00 | 19 Shtator 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se zyra e kryeministrit nuk është zyre e AAK-së.

Kjo deklaratë e Hotit vjen pasi sot zyrën e kryeministrit e kanë vizituar dega e AAK-së, në Pejë.

Hoti, përmes një postimi në ‘Facebook’, e ka vlerësuar si të pakuptimtë deklarimin e Haradinajt se është kryeministër i të gjithë qytetarëve, ndërsa në zyrën e tij takon aktivistët e partisë në kohë fushatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme