Hoti: Zhvillimet me Gjykatën Speciale s’nënkuptojnë që vendi të shkojë në zgjedhje

19:09 | 6 Nëntor 2020
M. A.

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur për zhvillimet e fundit në vend. Hoti tha se dërgimi në Hagë i disa prej krerëve institucionale nuk nënkupton shkuarjen e vendit në zgjedhje.

“Unë besoj se si në të kaluarën edhe tani është duke u tregu ajo maturi politike, institucionale, personale për tu përballur me akuzat që vijnë nga sistemi i drejtësisë. Me interes besoj është që të kuptojmë të gjithë që Dhomat e Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, duhet të jemi të përgjegjshëm ndaj kërkesave që vijnë nga to”, tha Hoti për RTV21.

“Duhet të respektohet parimi i supozimit të pafajësisë për të gjithë ata që mund të akuzohen derisa nuk ka një vendim përfundimtar të gjykatës kompetente dhe kjo nënkupton që nuk mund të përgatitet spektri politik për këto çështje sepse njerëzit janë të pafajshëm derisa nuk ka një vendim përfundimtar”, shtoi ai.

“Figurat që janë prekur me këto akuza janë figura kyçe të skenës politike, tash duhet partitë parlamentare që të ulemi bashkë dhe të shohim se si mund të tejkalojmë këtë situatë”, tha Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme